Lajme
Holanda kryeson në investimet e huaja direkte në Shqipëri
Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, investimet direkte holandeze në 3-mujorin e tretë 2022 arritën në 77 milionë euro, në rritje me 120% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Holanda kryesoi në totalin e investimeve të huaja sipas shteteve në tremujorin e tretë të këtij viti, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Ndërsa për 9-mujorin 2022 prekën vlerën e 147 milionë eurove, 4.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në Shqipëri sipërmarrjet holandeze shtrihen në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.
Investimet holandeze kryesojnë në energjetikë, që është edhe sektori që kryeson me vlerën më të madhe të investimeve të huaja.
Fluksi më i lartë i financimeve lidhen në pjesën më të madhe me investimet në hidrocentralin, ku kompania “Statkraft” po ndërton mbi lumin Devoll, në sektorin e komunikacionit, të shëndetësisë etj.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët Propozimi në Cyrih: Biletë Interrail falas për çdo 18-vjeçar... -
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës -
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol -
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë













