Lajme
Biden shpall gjendjen e emergjencës
Presidenti amerikan, Joe Biden, shpalli gjendjen e emergjencës për të mundësuar mbështetje federale për shtetin e Nju Jorkut. Guvernatorja Kathy Hochul, me prejardhje nga Buffalo, e përshkruan stuhinë si “dimri më i ftohtë i shekullit”.
“Është si të shkosh në një zonë lufte. Të shohësh automjetet të ngecura në rrugë është shokuese”, u shpreh guvernatorja e Nju Jorkut. Ajo shtoi se ekipet e emergjencës e kanë tepër të vështirë të arrijnë në zonat e goditura rëndë nga stuhia polare dimërore, pasi automjetet e tyre kanë ngecur në akull ose dëborë, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Përveç problemeve në trafikun rrugor, edhe ai ajror është prekur ndjeshëm, me mijëra fluturime të anuluara dhe mijëra të tjerë me probleme dhe vonesa. Në këtë periudhë kaosi në Shtetet e Bashkuara raportohen grabitje të shumta, me policinë që u përgjigjet denoncuesve, duke u thënë se janë të angazhuar në shpëtimin e të moshuarve nga i ftohti.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












