Lajme
Kryeministri britanik thotë se do të ndalojë emigrantët e paligjshëm
Kryeministri Rishi Sunak premtoi se do të trajtojë problemet më të ngutshme të Britanisë, nga ulja e inflacionit deri te dhënia fund e migracionit të paligjshëm.
Në një fjalim që synonte të qetësonte kritikët brenda Partisë së tij Konservatore, Sunak tha se qeveria e tij do të ndërtonte “një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe brezat pasardhës”. Ai i kërkoi publikut ta gjykonte atë për rezultatet që do të arrijë në përmbushjen e 5 premtimeve, të cilat janë: përgjysmimi i inflacionit, rritja e ekonomisë, reduktimi i borxhit, shkurtimi i listave të pritjes së Shërbimit Shëndetësor Kombëtar dhe ndalimi i gomoneve të vogla që transportojnë emigrantë të paligjshëm nga Franca përtej kanalit anglez.
Për BBC, çështja e emigracionit nuk mori sqarimet e duhura. Sunak pranoi se ishte një çështje e vështirë për t’u adresuar, por tha se një marrëveshje e bërë me Francën vitin e kaluar nënkuptonte se 40% më shumë patrulla po ndodhnin në kanalin La Mansh, përcjell albibfo.ch.
Sunak përmendi gjithashtu marrëveshjen me Shqipërinë, e cila, siç tha kryeministri britanik, do ta bënte më të lehtë kthimin e emigrantëve të paligjshëm që kanë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Sunak e përfundoi përgjigjen e tij duke thënë se lloji i sistemit që ai “beson se ka kuptim” ishte ai në të cilin legjislacioni lejon që Mbretëria e Bashkuar të dërgojë të ardhurit e paligjshëm atje nga janë – ose në një vend tjetër të sigurt, duke iu referuar Ruandës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












