Lajme
OBSh me shqetësime përcjell variantin XBB.1.5 të Covidit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e shqetësuar për variantin e ri të koronavirusit XBB.1.5.
Varianti i zbuluar në tetor është më lehtë i transmetueshëm se çdo variant i njohur më parë, deklaroi nga Gjeneva specialistja e OBSH Covid-19, Maria van Kerkhove.
Sipas analizave gjenetike të disponueshme të virusit, ai po përhapet kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë dhe tashmë është zbuluar në 29 vende.
‘’Këto janë një nëngrup i variantit Omicron, i cili ka qarkulluar që nga fundi i vitit 2021. Një analizë rreziku është duke u zhvilluar dhe do të publikohet së shpejti’’, theksoi van Kerkhove.
Autoriteti shëndetësor i SHBA-së CDC vlerësoi se XBB.1.5 përbënte rreth 40.5% të të gjitha infeksioneve të reja në SHBA në javën para fundit të vitit.
“Në javët e fundit, raportet për shtrime në spital dhe presion mbi sistemin shëndetësor janë rritur, veçanërisht në rajonet e buta të hemisferës veriore, ku po qarkullojnë edhe sëmundjet e frymëmarrjes, përfshirë gripin”, theksoi shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Përpara rritjes së koronavirusit në Kinë, OBSH vazhdon të bëjë presion për më shumë informacion nga autoritetet kineze. Tedros shprehu mirëkuptim për vendet, përfshirë Evropën, që kanë prezantuar kërkesat e testimit për udhëtarët nga Kina.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival Paraqitja në Montreux pason vlerësimin e artistes me çmimin prestigjioz Swiss Jazz Award 2025, dorëzuar më... -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë











