Lajme
Nju Xhersi: Shqiptarja vlerësohet me çmimin “Gruaja e Fuqishme 2022”
Pasioni për punën, profesionin, të bukurën, do ta shoqërojë gjithë jetën njeriun që është i dashuruar pas veprave të mira, dijes dhe kulturës. Në çdo skaj të botës që mund të gjendet, mes vështirësive apo të mirave, dashuria për punën dhe profesionin nuk do ta tradhtojë asnjëherë, pasi është gdhendur rrënjësisht në zemër, për të krijuar vepra të bukura në të mirë të vetes dhe të komunitetit që e rrethon. Njeriu kur arrin të kuptojë se çfarë dëshiron të realizojë apo të krijojë, e ka arritur plotësisht lirinë dhe pavarësinë e tij! Kur veprat e mira vlerësohen, mbështeten dhe shpërblehen, kënaqësia është e dyfishtë, dhe të jep kurajë për të punuar akoma edhe më shumë, duke nxjerrë më të mirën në shërbim të vetes dhe atyre që e rrethojnë.

Gazetarja Eva Dori është vlerësuar me certifikatë mirënjohje nga Aleanca Shqiptare dhe kryebashkiaku i Nju Xhersit, Richard Rigoglioso, si “Gruaja e fuqishme 2022”, me dedikimin “Mirënjohje për qëndresën e fortë kundrejt sfidave në jetë”.
Eva Dori është një gazetare e apasionuar, e cila jep shumë për komunitetin shqiptar në Filadelfia, me projektet e saj për promivimin e gjuhës, valleve, folklorit shqiptar. Eva Dori, përpos emisonit Albanian Dream, pasqyron të gjitha aktivitetet e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, shoqatë e cila është në promovim të vlerave kutlurore shqiptare, duke mbajtur ndezur pishtarin e gjuhës shqipe, si asetin më të çmuar të trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”













