Kosova
Kosovë: Prokuroria zbardh detaje nga plagosja e dy personave të komunitetit serb në Shtërpcë
Prokuroria në Kosovë ka njoftuar se ka kërkuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit A.K., nën dyshimin për plagosjen e dy personave në Shtërpcë një ditë më parë.
Ai dyshohet për “vrasje në tentativë” teksa sipas të dhënave nga organi i akuzës, të shtënat kanë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale të ndodhur aty për aty.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 06 Janar 2023, rreth orës 14:00, në fshatin Gotovushë, komuna Shtërpcë, me dashje ka tentuar që t’i privojë nga jeta të dëmtuarit M. S dhe S.S., ku, pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty, e nxjerr revolen e markës ‘Mossberg’ dhe shtënë dy herë duke i goditur të dëmtuarit, e që si pasojë e këtyre goditjeve lëndime trupore pësojnë të dëmtuarit, të cilët fillimisht dërgohen në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë, e më pas në Spitalin e Graçanicës, me të cilën ka kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë në tentative’ nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.5 dhe 1.11 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Ai dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












