Lajme
Rusia mobilizon gjysmë milioni rekrutë
Moska dyshohet se po përgatitet të urdhërojë mobilizimin e 500,000 rekrutëve shtesë në janar.
Vadym Skibitsky, zëvendës shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, tha se rekrutët mund të përdoren për sulmet e planifikuara nga rusët në pranverë dhe verë.
Ukraina beson se këto ofensiva ka të ngjarë të jenë në lindje dhe jug.
Ndërkohë që, nga ana tjetër, Moska ka mohuar se po përgatitet për një valë të re mobilizimi.
Vladimir Putin tha në dhjetor se ishte “e pakuptimtë” të konsiderohej një thirrje e re, pasi vetëm gjysma e atyre që u mobilizuan në tetor po luftojnë në Ukrainë, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Por ka pasur pretendime të përsëritura nga agjencitë perëndimore se Moska ka vazhduar me një mobilizimin “të fshehtë”.
Kujtojmë se “mobilizimi i pjesshëm” fillestar i rezervistëve rusë ndezi panik në gjithë vendin dhe bëri që mijëra të rinj rusë të iknin nga frika se mos thirreshin në ushtri.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












