Lajme
Sfidoni veten për të reduktuar ndotjen e ajrit me aplikacione celulare
Në gjithë Ballkanin Perëndimor, nivelet e ndotjes së ajrit janë të larta. Është një nga kërcënimet më të mëdha mjedisore për shëndetin e njerëzve në rajon.
Sipas një raporti të publikuar nga Programi i Mjedisit i OKB-së (UNEP) në vitin 2021, ndotja e ajrit vjedh mesatarisht 13-16 muaj jetë nga banorët e qyteteve në rajon dhe përbën një total prej afro 5.000 vdekjesh. Ndotja e ajrit shkakton më shumë se 30.000 vdekje të parakohshme në rajon çdo vit.
Aplikacioni celular mund të jetë një kontribues në një tranzicion drejt lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe të zvogëlojë ndotjen e ajrit.
Aplikacionet e favorshme për mjedisin ndërtojnë shprehi
Sot të jetosh një mënyrë jetese më të gjelbër dhe të bësh ndryshime të vogla për t’i ndihmuar mjedisit nuk ka qenë kurrë më e lehtë, duke qenë se ka aplikacione të favorshme për mjedisin që mund t’i përdorni për të bërë ndryshime të vogla.
Ne jemi dëshmitarë të aplikacioneve të reja inovative dhe zgjidhjeve teknologjike në gjithë Ballkanin që po trajtojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit. “Challenger” është një prej tyre dhe mund të jetë veçanërisht i dobishëm për të luftuar me ajrin e ndotur në Ballkan.
Bashkëthemeluesja e aplikacionit Challenger, Ollga Rajçiq, për TRT Balkan thotë se besojnë se ka ende hapësirë për më shumë aplikacione të gjelbra, por duhet të jemi të bashkuar për të arritur rezultate më të mira, në vend që ta perceptojmë njëri-tjetrin si konkurrentë.
Challenger është një aplikacion mobil me seli në Maqedoninë e Veriut që po përhapet në gjithë Ballkanin. Shërben si një mjet motivimi për njerëzit që të zëvendësojnë makinat e tyre me metoda më të qëndrueshme transporti, të tilla si çiklizmi dhe ecja.
Emetimet e transportit shpesh përbëjnë pjesën më të madhe të gjurmëve tona individuale të karbonit. Për këtë arsye, ndryshimi i opsioneve të transportit është mënyra e parë për të parandaluar ndotjen e ajrit, qoftë për një udhëtim të përditshëm ose udhëtim të gjatë.
“Sot Challenger ka 10.000 mijë përdorues në Maqedoninë e Veriut që kanë udhëtuar më shumë se një milion kilometra të gjelbër dhe afërsisht 6.000 t/m3 dioksid karboni janë kursyer duke përdorur aplikacionin”, shprehet Rajçiq.
Me këtë aplikacion, çdo kilometër i ecur ose me biçikletë ka peshën e vet dhe shpërbleheni. Përdoruesit e Challenger mbledhin pikë të cilat mund t’i përdorin për mallra falas ose me zbritje në vend. Duke bërë këtë, aplikacioni dëshiron të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit në Ballkan.
Trajtimi i krizave të klimës dhe të ndotjes së ajrit kërkon frenimin e emetimeve nga transporti i motorizuar. Ecja dhe ngasja e biçikletës në vend të vozitjes rutinë është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar shëndetin e njeriut dhe për të ndihmuar në zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe ndotjes së ajrit.
Sipas OBSh-së, një zhvendosje nga makina në lëvizshmëri aktive si çiklizmi dhe ecja është e mundur për udhëtime deri në 16 km në gjatësi. Këto udhëtime janë përgjegjëse për 40% të emetimeve të karbonit nga automjetet./trtbalkan
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë Shumë të huaj besojnë se martesa me një shtetas zviceran është një rrugë e sigurt për... -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit -
Gjykata zvicerane refuzon shtetësinë për një grua për shkak të një lidhjeje treshe











