Lajme
Suedia zbulon depozitën më të madhe në botë të minerareve tokësore
Suedia po përforcon themelet e tranzicionit energjetik të Bashkimit Evropian. Kompania vendase e hidrokarbureve, “L KAB”, ka njoftuar zbulimin e depozitës më të madhe në botë të minerareve tokësore, të nevojshme për prodhimin e automjeteve elektrike dhe turbinave me erë. Depozita ndodhet në lokalitetin Kiruna, në veri të vendit.
Sikurse sqaroi vetë kompania në një konferencë shtypi, depozita përmban 585 milionë tonelata lëndë xeherore dhe të paktën 1 milion tonë Praseodim, materiale të cilat përdoren për prodhimin e magneteve të posaçme për automjetet elektrike.
Tani, depozita do të furnizojë një pjesë të mirë të nevojave të Evropës për këto lëndë. Kompania “L KAB” ka paralajmëruar megjithatë se do të duhen dy vjet të tjera për të mësuar se kur do të jetë i mundur shfrytëzimi i këtyre pasurive.
Në bazë të përllogaritjeve aktuale, që të arrihet tek shfrytëzimi i tyre mund të duhen nga 10 deri në 15 vjet, por ka nga ata që besojnë se ky afat mund të përshpejtohet.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit














