Lajme
Kinë: Popullsia ulet për herë të parë në 60 vjet
Popullsia e Kinës ka rënë për herë të parë në 60 vjetët e fundit, me normën kombëtare të lindjeve që ka arritur një rekord të ulët prej 6.77 lindjesh për 1000 banorë.
Popullsia në vitin 2022 raportohet 1.4118 miliardë, me një rënie prej 850,000 nga viti 2021. Shkalla e lindjeve në Kinë ka qenë në rënie prej vitesh, e nxitur dhe nga një sërë politikash të qëllimshme për të ngadalësuar trendin.
Por, shtatë vjet pas heqjes së politikës ‘një familje një fëmije’, ajo ka hyrë në atë që cilësohet si një “epokë e rritjes negative të popullsisë”.
Shkalla e lindjeve në vitin 2022 ishte gjithashtu në rënienë raport me vitin paraardhës, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës, e cila publikoi shifrat të martën.
Në një rrafsh krahasimor, në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara regjistruan 11.06 lindje për 1000 njerëz, ndërsa Mbretëria e Bashkuar, 10.08 lindje. Shkalla e lindjeve për të njëjtin vit në Indi, e cila është gati të kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë, ishte 16.42.
Vdekjet gjithashtu tejkaluan lindjet për herë të parë vitin e kaluar në Kinë. Vendi regjistroi shkallën e tij më të lartë të vdekjeve që nga viti 1976 – 7.37 vdekje për 1000 banorë, nga 7.18 një vit më parë./Euronews
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit













