Lajme
Kundërshtohet reforma e pensioneve në Francë
Protestat e reja kundër reformës së diskutueshme të pensioneve janë planifikuar në Francë të shtunën, njoftuan sot partia e majtë “La France Insoumise” (Francë e Papërkulur, LFI) dhe organizata të ndryshme rinore.
Për shkak se sistemi aktual i pensioneve nuk mund të financohet në afat të gjatë për shkak të plakjes së popullsisë, qeveria franceze do të rrisë gradualisht moshën e pensionit nga 62 në 64, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, numri i viteve të nevojshme për të përfituar pension të plotë do të rritet më shpejt, do të hiqen disa sisteme individuale me privilegje për grupe të caktuara profesionale, ndërsa pensioni minimal mujor do të rritet në rreth 1200 € (1303 dollarë).
Aktualisht, mosha e daljes në pension është 62 vjeç.
Të enjten, mbi 1.1 milion banorë në gjithë vendin kundërshtuan planet e qeverisë për pensionet, duke marrë pjesë në një grevë të madhe dhe protesta masive. Sipas raportit, 80 000 persona protestuan vetëm në Paris.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave










