Kosova
Kosovë: Ndihma për të prekurit nga vërshimet, kontribuon edhe diaspora
Gati gjysmë milioni euro janë grumbulluar në një ngjarje të organizuar drejtpërdrejt nga aktori Fatmir Spahiu dhe Radio Televizioni i Kosovës, si ndihmë për komunat që u përballën me vërshimet.
Me moton ‘Bashkë ia dalim’ për rreth 2 orë në transmetim të drejtpërdrejtë mijëra qytetarë nga Kosova, por edhe diaspora, u lajmëruan për të dhënë donacione si ndihmë për rimëkëmbje të familjeve të dëmtuara, shkruan albinfo.ch.
Në mesin e shumë telefonuesve kishte edhe nga diaspora, kryesisht nga Zvicra e Gjermania, të cilët u lajmëruan duke ofruar shuma të parave si ndihmë për komunat e prekura nga vërshimet.
Në mesin e donatorëve kishte edhe shumë fëmijë, të cilët ofruan kursimet e tyre si ndihmë.
Ndryshe nga reshjet e ditëve më parë, të cilat prekën kryesisht komunat Skënderaj, Mitrovicë, Klinë e Istog, vërshimet konsiderohet se shkaktuan dhjetëra miliona euro dëme si në ekonomi familjare, po ashtu edhe në bujqësi e biznese.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë Drithëra, fruta, bagëti… Ndërsa kulmi i valës së të nxehtit pritet në mes të javës, profesionistët... -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare













