Lajme
Shteti evropian që shënoi uljen më të madhe të lindjeve që nga Lufta II Botërore
Popullsia e Polonisë regjistroi shkallën më të ulët të lindjeve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, me një rënie prej 27 000 lindjesh vitin e kaluar, njoftoi agjencia qendrore e statistikave GUS.
”Numri i popullsisë ra me 141 000 në pak më pak se 37.8 milionë në vitin 2022. Polonia raportoi 305 000 lindje krahasuar me 448 000 vdekje në vitin 2022”, theksoi kreu i agjencisë Dominik Rozkrut.
Popullsia e Polonisë është në rënie që nga viti 2013. Përpjekjet e qeverisë konservatore të Partisë për Ligjin dhe Drejtësinë (PiS) në vendin shumë katolik për të rritur shkallën e lindjeve përmes stimujve dhe ligjeve kufizuese të abortit deri më tani nuk kanë pasur asnjë efekt, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Si opozita, ashtu edhe avokatët e të drejtave të grave vënë në dukje se ligjet më të ashpra të abortit të paraqitura rreth dy vjet më parë kanë pasur një efekt parandalues, pasi ato priren të dekurajojnë disa gra që të mbeten shtatzënë.
Në tetor 2020, Gjykata Kushtetuese e Polonisë ndaloi abortet edhe nëse fetusi është jashtëzakonisht jonormal. Masa shkaktoi javë protestash.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?













