Shqipëria
Shqiptarët, me shpenzimet më të larta për ushqim në raport me pagat
Familjet shqiptare vijuan që të mbanin rekordin e shpenzimeve për bukë dhe drithëra në Europë edhe për vitin 2021, sipas të dhënave të përditësuara të Eurostat. Në një tregues të varfërisë, shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra për vitin 2021 ishin sa 4.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (të ardhurat e ekonomisë në një vit), nga 1.1% që është mesatarja e Bashkimit Europian.
Duke qenë se të ardhurat janë të ulëta, një familje shpenzon më parë për gjërat e domosdoshme, siç është ushqimi apo dhe buka dhe më pas mund të mendojë për shpenzime të tjera. Pas Shqipërisë, renditet Mali i Zi, me 3.4% të PBB-së, Bosnja, me 3.2%, Rumania me 2.9%.
Në Europë, më pak për bukë e drithëra në raport me PBB-në shpenzojnë Danimarka, Suedia, Gjermania, Norvegjia, Finlanda, Zvicra etj., me më pak se 1% të PBB-së. (shiko grafikun: Shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra ndaj PBB-së, 2021).
Për ushqime shkon një e treta e PBB-së
Edhe për grupin “Ushqime dhe pije joalkolike”, Shqipëria sërish mban rekord në raport me të ardhurat.
Po sipas Eurostat, gati një e treta e të ardhurave që krijon ekonomia vendase në një vit shkon për t’u ushqyer. Sipas Eurostat, Shpenzimet nominale për ushqime dhe pije joalkoolike, ndaj PBB-së, në vitin 2021 për Shqipërinë ishin 31.6% e PBB-së, nga 7.1% që është ky tregues për mesataren e Bashkimit Europian.
Shteti i dytë që është pas Shqipërisë, Mali e Zi, e ka këtë tregues 23.7%.
Sërish, në vendet nordike, që kanë dhe të ardhurat më të larta për frymë, shpenzimet për ushqimet nuk kushtojnë më shumë sesa 5% e PBB-së. (Shiko grafikun: Shpenzimet nominale për ushqime dhe pije jo alkoolike, ndaj PBB-së, 2021).
Të ardhura të ulëta, e çmime ndër më të shtrenjtat në rajon
Të ardhurat e ulëta dhe çmimet relativisht të larta janë arsyet kryesore pse familjet shqiptare shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave për t’u ushqyer.
Sipas statistikave të Eurostat, çmimet mesatare të ushqimeve dhe pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 83.3% e mesatares së Bashkimit Europian, duke u renditur e dyta më e shtrenjtë në rajon, pas Serbisë (85.5%).
Të dhënat i referohen vitit 2021. Më e lira në rajon është Maqedonia e Veriut, me 64.4% të mesatares europiane, Bosnjë e Hercegovina (78.8), Kosova (80.6%), Mali i Zi (82.2%).
Në të kundërt, paga mesatare në Shqipëri është më e ulëta në rajon. Në shtator 2022, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ishte rreth 520 euro, ose rreth 40% më e ulët se në Serbi, ku paga mesatare arriti në 880 euro/muaj në të njëjtën periudhë.
Në vitin 2020, kur janë të disponueshme të dhënat e fundit për Shqipërinë, një familje normale shpenzonte 43.6% të totalit për ushqime, nga 14.3% në Europë. Edhe në raport me rajonin, Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime.
Për Maqedoninë e Veriut treguesi është rreth 31%, për Bosnjë e Hercegovinën 29.5%, për Serbinë rreth 24%, për Malin e Zi 24.6%, sipas Eurostat (viti 2019). Edhe për Kosovën treguesi është më i ulët se 40%./Monitor
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura Kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër kanë shënuar sërish rritje gjatë vitit 2024, ndërsa vajzat dhe... -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër












