Lajme
Del në ankand me çmim 50 mijë dollarë iPhone i gjeneratës së parë
Një iPhone i pahapur i gjeneratës së parë do të ofrohet në një ankand në SHBA dhe pritet të shitet për më shumë se 50 mijë dollarë, raportoi sot Guardian.
Telefoni është prodhuar në vitin 2007, ka një kamerë me dy megapiksel dhe tetë gigabajtë hapësirë ruajtëse.
Artistja e tatuazheve, Karen Green, e mori telefonin si dhuratë nga punëdhënësi i saj i ri në vitin 2007, por duke qenë se ajo tashmë kishte një celular të ri, e la në raft të pahapur, sipas Guardian.
Pasi dëgjoi në tetor se një tjetër iPhone i gjeneratës së parë të pahapur nga viti 2007 ishte shitur në ankand për gati 40 mijë dollarë, ajo kontaktoi LCG Auctions, e cila merrej me shitjen në atë kohë.
“Kemi marrë telefonata nga shumë njerëz, por rreth 99 për qind e tyre nuk kanë pasur gjënë e duhur. Megjithatë, Karen me të vërtetë zotëron një ekzemplar unik”, tha themeluesi i LCG Auction, Mark Montero, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Green tha se vendosi të shesë iPhone në këtë kohë për të mbledhur para për të hapur një studio të re tatuazhesh në New Jersey.
LCG Auctions vlerësoi iPhone-in e Green në “më shumë se 50 mijë dollarë”. Ankandi hapet sot dhe përfundon më 19 shkurt.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Musa Kamenica: Lozana ka nevojë për politika sociale të forta dhe gjithëpërfshirëse -
Gjermani
Nxënësit shqiptarë kremtojnë 18-vjetorin e Pavarësisë në Schwäbisch Gmünd -
Zgjedhjet e 8 marsit në Lozanë: «Më shumë pragmatizëm dhe më pak ideologji» -
Frankfurt
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë në Frankfurt
Jeta në Zvicër
-
Musa Kamenica: Lozana ka nevojë për politika sociale të forta dhe gjithëpërfshirëse I zgjedhur Kryetar i Këshillit Komunal të Lozanës në korrik të vitit 2025, Musa Kamenica përfaqëson... -
Zgjedhjet e 8 marsit në Lozanë: «Më shumë pragmatizëm dhe më pak ideologji» -
Ujë i pijshëm i kontaminuar në Thurgau -
Zvicra mbyll vitin 2025 me suficit prej 300 milionë frangash -
Zvicër: Një i vdekur pas ortekut në zonën e skijimit Savognin













