Lajme
Rrëfime të të mbijetuarve të tërmetit të cilët qëndruan 38 orë nën rrënoja
Gra që qajnë, të mbijetuar, pritje në radhë për bukë, kërkime për trupa nën rrënoja dhe shpërndarja e ndihmave. Është kjo panorama pas 38 orësh e epiqendrës së tërmetit në Kahramanmaras të Turqisë.
Ndërkohë që ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë nxjerrjen e trupave nga rrënojat, në videon e publikuar nga Reuters, shihen të mbijetuarit e epiqendrës së tërmetit që qajnë për të afërmit e humbur, ndërtesat e shembura, teksa ankohen edhe për ndihmën e vonë, por edhe me lutjen për të mos i braktisur.
Një nga të mbijetuarit shprehet: “Të gjitha ndërtesat janë shembur këtu, janë shkatërruar plotësisht, nuk ka mbetur asnjë gjurmë. Nuk ka objekte në këmbë. Ne presim këtu që nga dje, ndihma sapo ka ardhur. Fatkeqësisht ata u vonuan”.
Në video shihen trupa me uniformë që shpërndajnë ndihma dhe ushqim për ta. Një tjetër i mbijetuar ankohet për Marashin, zonën tjetër të goditur nga tërmeti tragjik.
“Pse nuk e ndihmojnë Marashin, ju lutem filmoni këta njerëz, kam që në prën 6 të mëngjesit në në radhën e tendës, po pres në radhën e bukës dy ditë, jemi të pafuqishëm, për Zotin mos na braktisni. Kjo nuk është drejtësi, të gjithë po luftojnë
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













