Maqedonia
Ushtria e Maqedonisë ndihmon në nxjerrjen e një fëmije 5-vjeçar nga rrënojat
Ekipi i ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, i cili po merr pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit nën rrënojat pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë më 6 shkurt, ndihmoi në nxjerrjen e një fëmije 5-vjeçar nga rrënojat në Kahramanmaraş, transmeton Anadolu.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut përmes një njoftimi tha se ekipi i ushtrisë, që është i angazhuar në aktivitetet e kërkimit në terren dhe nxjerrjen e të mbijetuarve të mundshëm në qytetin Kahramanmaraş, pasditen e djeshme asistoi në një operacion të suksesshëm për të shpëtuar një jetë të re njerëzore nga rrënojat.
“Ekipi ynë i ushtrisë, pasi mësoi se nën rrënoja dëgjoheshin zëra, pas 6 orësh nga pastrimi i rrënojave, dëgjoi zërin e një fëmije, pas së cilës së bashku me ekipin turk të kërkimit dhe pas katër orësh angazhim maksimal arritën të nxjerrin Sulejmanin 5-vjeçar nga rrënojat”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, dje për në Turqi nga Shkupi u nis edhe një ekip shtesë i ushtrisë, i përbërë nga 36 anëtarë të Batalionit të Forcave Speciale, të trajnuar për shpëtim dhe kërkim në rrënoja, për të marrë pjesë në operacionin humanitar në zonat më të prekura nga tërmetet katastrofike.
Numri i të vdekurve nga tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt është rritur në 18.342, ndërsa numri i të lënduarve në 74.242.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit














