Lajme
Pesë milionë sirianë supozohet se kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit
Deri në 5.3 milionë sirianë mund të kenë mbetur të pastrehë shkaku i tërmetit shkatërrues që goditi veriperëndimin e vendit, ka thënë agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR.
Kjo vjen pasi Kombet e Bashkuara u kritikuan prej grupit të vullnetarëve “Helmetat e Bardha” për mungesë të ndihmave në rajonet e kontrolluara nga rebelët, raporton skynews.
“Për Sirinë, kjo është një krizë brenda një krize”, njoftoi UNHCR. “Kemi pasur tronditje ekonomike, COVID-19 dhe tani tërmet gjatë dimrit. Një numër i stafit tonë po flenë jashtë shtëpive të tyre, sepse janë të shqetësuar për dëmtime strukturore të shtëpive të tyre. Ky është vetëm një mikrokozmos i asaj që po ndodh në zonat e prekura”.
Agjencia shtoi se në Sirinë veriperëndimore qasja është “penguar shkaku i dëmtimeve”.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri është 3,384 – përfshirë 2,037 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas “Helmetave të Bardha” – dhe 1,347 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria e Sirisë.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?












