Lajme
Qyteti evropian që bën transportin publik falas nga dhjetori
Montpellier, në jug të Francës, do ta bëjë sistemin e transportit publik falas, dhe do të jetë metropoli më i madh francez që do të zbatojë një skemë të tillë.
Nga 21 dhjetori 2023, banorët vendas do të mund të përdorin abonimin falas nëpër rrjetin e autobusëve dhe tramvajit të qytetit. Skema synon të ulë emetimet e karbonit, të reduktojë ndotjen dhe të përmirësojë lëvizjen për banorët e qytetit.
“Duke bërë transportin falas, ne po ndërmarrim një hap të madh dhe të guximshëm në vendosjen e drejtësisë sociale dhe të përparimit, që i shërben tranzicionit ekologjik”, shkroi në Tëitter kryetari i bashkisë së Montpellier, Michaël Delafosse.
Montpellier e ka eksperimentuar transportin falas në fundjavë që nga shtatori 2020. Në vitin 2021, qyteti e zgjeroi këtë nismë në ditët e javës, për moshat nën 18 vjeç dhe mbi 65 vjeç.
Zgjerimi i mëtejshëm i skemës është pjesë e subvencionit prej 150 milionë eurosh të qytetit, për lëvizjen me emetime zero, e cila përfshin gjithashtu investimin në korsitë e biçikletave dhe krijimin e një zone me emetim të ulët/euronews
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













