Futboll
Kosovare Asllani para futbollisteve të reja të Kosovës: Futbolli nuk ka gjini
Kosovare Asllani, pritet nga i pari i FFK-së Agim Ademi
Futbollistja me famë botërore, Kosovare Asllani, ka mbërritur për vizitë në Kosovë, në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë. Ajo ka ardhur nën epitetin e Ambasadores së Shpresës së Mirë të UNICEF-it, teksa në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është pritur nga presidenti Agim Ademi, bashkë me babain e Kosovares, Naset Asllani, përcjell albinfo.ch.

Kreu i FFK-së theksoi se vetë emri i Kosovares ka bërë që të prezantohet vendi ynë në mënyrën më të mirë, derisa tha se ajo është shndërruar në model për vajzat dhe gratë kosovare, por jo vetëm, falë paraqitjeve të saj dinjitoze në fanellën e Real Madridit, Milanit dhe kombëtares së Suedisë.

Ademi duke ia dhuruar figurën e ‘Hyjneshës në Fron’ theksoi se Kosovarja është një ‘Hyjneshë Futbolli’ dhe si e tillë është shembull për t’u ndjekur nga vajzat e reja kosovare.

Po ashtu, presidenti Ademi e nderoi futbollisten me karrierë të bujshme edhe me fanellën e kombëtares së Kosovës, duke shprehur shpresën se pas përfundimit të karrierës ajo do t’i hyjë zejes së trajneres dhe në të ardhmen kontributin e saj ta japë në rolin e përzgjedhëses së Kosovës.

Nga ana e saj, Kosovare Asllani shprehu mirënjohjen e saj për presidentin Ademi dhe FFK-në për mikpritjen e ngrohtë në këtë ditë të veçantë, duke i uruar atij dhe tërë popullit Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ajo theksoi se është shumë e lidhur me Kosovën dhe shprehu dëshirën që ndeshja përmbyllëse e karrierës të jetë pikërisht ajo ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, për çka presidenti Ademi i premtoi se kurdo që vjen ajo ditë, FFK do të jetë e gatshme të organizojë një ndeshje të tillë.

E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës












