Kosova
Kurti flet për largimin e të rinjve nga Kosova. Thotë se disa ikin, por të tjerë kthehen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për gazetën e famshme franceze “Le Monde”.
Ai thotë se 15 vjet pas pavarësisë, sipas tij, është dëshmuar se demokracia dhe rritja ekonomike mund të ecin paralelisht.
“Kosova nuk është një vend i madh, por është shembull se rritja ekonomike dhe demokracia mund të ecin paralelisht. Në vitin 2022 kemi shënuar rritje 4% dhe eksportet janë rritur me 23% krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat nga taksat janë rritur me 22%, efekt i luftës kundër korrupsionit që kemi ndërmarrë. Kemi kryer 850 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në indeksin e Transparency International, ne kemi fituar njëzet vende në dy vjet [midis 2020 dhe 2022]”, thotë Kurti.
Kurti flet edhe për ikjet jashtë shtetit të të rinjve. Madje thotë se përderisa disa ikin, të tjerë kthehen. Si shembull ai merr dy ministrat e tij, Armend Mehajn e Rifat Latifin, që edhe ashtu më nuk është ministër.
“Disa largohen, por të tjerët kthehen. Dy nga ministrat e mi janë kthyer nga jashtë. Dhe unë përpiqem të kthej të diplomuarit në institucionet e vendit me njohuri të fituara në vendet perëndimore. Një e treta e kosovarëve nuk banojnë në vend; kontributi financiar i diasporës përfaqëson 20% BPV. Është e madhe”, tha Kurti.
I pari i qeverisë pyetet edhe se a rrezikon eksod, në qoftë se Kosovës i hiqen vizat në janar të 2024-ës.
“Nuk e besoj. Njerëzit që duan të largohen tashmë po e bëjnë këtë. Ajo që është e padrejtë është se ata duhet të paguajnë [vizën e tyre] për ta bërë këtë”, thotë Kurti
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Borxhet nga blerjet online po rriten në Zvicër Ekspertët thonë se kjo krijon shpesh një perceptim të rremë të fuqisë blerëse dhe mund të... -
Berna i hap rrugën Gjenevës për më shumë pushim prindëror -
Helvetia Gold sjell koleksionin ekskluziv të kartelave të arit -
SBB njofton udhëtarët se cilët trena nuk kanë klimë -
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave












