Lajme
Numër rekord i kërkesave për azil në BE
Rreth 966 000 kërkesa për azil janë regjistruar në vitin 2022 në vendet e Bashkimit Evropian, Zvicër dhe Norvegji, një rekord që nga viti 2016 në kohën e krizës së refugjatëve, sipas të dhënave të publikuara sot nga Agjencia e BE-së për Azilin (AUEA).
”Këto aplikime, të paraqitura kryesisht nga sirianë dhe afganë, janë rritur më shumë se 50% krahasuar me vitin 2021, tregojnë këto të dhëna të përkohshme. Rritja është për shkak të pjesërisht heqjes së kufizimeve të lidhura me pandeminë Covid-19, por edhe situatave të konfliktit dhe pasigurisë ushqimore në të gjithë botën”, thekson agjencia, transmeton afp, përcjell albinfo.ch.
”Këta azilkërkues i bashkohen katër milionë ukrainasve që ikën nga lufta dhe përfitojnë nga një status special i mbrojtjes së përkohshme në BE”, specifikon AUEA duke theksuar se kombinimi i të dyjave ka vënë sistemet pritëse kombëtare nën presion të konsiderueshëm.
Në vitet 2015-2016, gjatë fluksit të refugjatëve në Evropë të shkaktuar veçanërisht nga ngërçi i konfliktit në Siri, numri i azilkërkuesve kishte arritur në 1,3 milionë (në vitin 2015) dhe 1,2 milionë (në vitin 2016).
Kërkesat për azil të paraqitura nga të miturit e pashoqëruar arritën në 43 000 në vitin 2022, numri më i lartë që nga viti 2015.
Në përgjithësi, sirianët (132 000) dhe afganët (129 000) mbeten deri tani aplikantët kryesorë për mbrojtje, të ndjekur nga turqit (55 000).
Ukrainasit, të cilëve BE-ja vendosi në mars 2022 t’u japë statusin e mbrojtjes së përkohshme të posaçme, janë 28 000.
Rreth 17 000 rusë bënë të njëjtën gjë.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet










