Lajme
Britani: Dënohen 16 shqiptarë me 86 vjet burgim
Raportohet se një bandë prej 16 meshkujsh shqiptarë që kultivonin lëndë narkotike kokainë në Britani, janë burgosur për më shumë se 86 vjet.
Thuhet se duke vepruar jashtë adresave në qendër të qytetit Leicester, grupi operonte me tre numra telefoni celularë, që lejonin personat të blinin drogë. Ata monitoroheshin nga një ‘operator’, i cili do të ishte pika e drejtpërdrejtë e kontaktit me blerësin.
Operatori më pas kontaktonte një ‘korrier’, i cili përdorte një numër tjetër, dhe më pas takonte blerësin e dorëzonte kokainën dhe do të merrte paratë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, vlerësohet se grupi ka fituar 2 milionë £ duke shitur drogë në këtë periudhë 16-mujore, tetor 2019 – janar 2021. Gjatë aksionit, më shumë se 74,000 £ u sekuestruan nga policia. Urdhrat për konfiskim janë bërë për plot 74,000 £.
Grupi, të cilët të gjithë nuk kanë vendbanim fiks, u paraqit më parë në gjykatë, ku pranuan krimet e tyre. Dënimi ndaj tyre u dha më 1 mars, në Gjykatën e Leicester Croën Court.
Shqiptarët e dënuar janë:
– B.A, 30 vjeç, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për të furnizuar një drogë të klasit A - kokainë, u dënua me tetë vjet.
– L. A, 28 vjeç, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për furnizim me drogë të klasit A – kokainë dhe një akuzë për posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të pahijshëm, u dënua me pesë vjet e gjysmë.
– E.B, 36 vjeç, i cili u deklarua fajtor për komplot për furnizimin e një droge të klasit A – kokainë, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj.
– E. B, 28 vjeç, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për furnizimin e një droge të klasit A – kokainë dhe një akuzë për posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të pahijshëm, u dënua me katër vjet e tetë muaj vjet.
– B. C, 26 vjeç, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për furnizimin e një droge të klasit A – kokainë dhe një akuzë për posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të pahijshëm, u dënua me katër vjet.
– E. D, 26 vjeç, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për të furnizuar një drogë të klasit A - kokainë, u dënua me katër vjet e muaj
– B. Gj, 25 vjeç, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për furnizimin e një droge të klasit A – kokainë, u dënua me katër vjet e 2 muaj
– B. H, 30 vjeç, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për furnizimin e një droge të klasit A – kokainë dhe dy akuza për posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të pahijshëm, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj.
– E. K, 28 vjeç, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për të furnizuar një drogë të klasit A – kokainë, u dënua me katër vjet e dy muaj
– E. K, 21 vjeç, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për të furnizuar një drogë të klasit A – kokainë, u dënua me katër vjet e tetë muaj
– K. M, 35 vjeç, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për të furnizuar një drogë të klasit A - kokainë, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj.
– F. M, 32 vjeç, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për të furnizuar një drogë të klasit A – kokainë, u dënua me katër vjet e tetë muaj.
– A. R, 27 vjeç, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për të furnizuar një drogë të klasit A - kokainë, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj vjet.
– E.S, 34 vjeç, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për të furnizuar një drogë të klasit A – kokainë, u dënua me katër vjet e dy muaj
– Sh. S, 51 vjeç, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për furnizimin e një droge të klasit A – kokainë dhe kone për posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të pahijshëm, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj.
– A. S., 36 vjeç, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për të furnizuar një drogë të klasit A – kokainë, u dënua me katër vjet e tetë muaj.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”














