Kosova
Lajçaku, nesër në Prishtinë, për detajet e fundit të planit evropian
Të enjten dhe të premten do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas njoftimit nga Brukseli, Lajçaku vjen me qëllimin që, siç u tha, të vazhdojë diskutimet si pjesë përcjellëse e takimit të nivelit të lartë që ngjau më 27 shkurt në kryeqytetin e BE-së dhe përgatitjeve për mbajtjen e tjetrit më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Tema kyçe e bisedimeve me palë të ndryshme do të jetë aneks-plani i zbatimit të krejt pikave të propozimit evropian për ujdi që u pajtua si dokument i pandryshuar.
Nga 11 nene që ka propozimi evropian, në skenën politike e shoqërore kosovare neni më i diskutuar është ai me numër shtatë.
Aty flitet për përkushtimin e të dyja palëve në arritjen e ujdisë specifike e garancive sipas përvojave evropiane për sigurimin e një niveli të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë si dhe formalizimi i statusit të Kishës ortodokse serbe.
E në nenin dhjetë thuhet mes tjerash se palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar krejt ujditë e mëparshme në dialog.
Lajçaku të hënën dhe të martën e 13 dhe 14 marsit do të qëndrojë edhe në Beograd./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Borxhet nga blerjet online po rriten në Zvicër Ekspertët thonë se kjo krijon shpesh një perceptim të rremë të fuqisë blerëse dhe mund të... -
Berna i hap rrugën Gjenevës për më shumë pushim prindëror -
Helvetia Gold sjell koleksionin ekskluziv të kartelave të arit -
SBB njofton udhëtarët se cilët trena nuk kanë klimë -
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave













