Lajme
Arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali
Kapet me kokainë dhe 8 mijë euro
Raportohet se B. N., 47-vjeçar, është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme droge. Brenda një magazine që shqiptari përdorte në Cervia, pas një urdhër kontrolli, u gjetën 3.6 kilogramë marihuanë e ndarë në gjashtë pako dhe dhjetë të tjera me 110 gramë kokainë, përcjell albinfo.ch.
Policia gjeti gjithashtu dy telefona celularë, dy peshore elektronike precize, materiale të tjera paketimi dhe 1000 euro të gjetura midis sendeve personale të të dyshuarit.
Kërkimi u shtri më pas në shtëpinë e shqiptarit në Ravenna, nga e cila u sekuestruan 7000 euro të tjera para të gatshme, që besohet se ishin të ardhura të aktivitetit të paligjshëm, si dhe një Rolex i vjedhur, mbi të cilin hetimet janë ende në vazhdim.
I arrestuari, i mbrojtur nga avokati Carlo Benini, u dërgua në burg në pritje të seancës së vlefshmërisë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër, sot 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C














