Lajme
Nga cilat shtete kanë origjinën remitencat në Shqipëri?
Dërgesat e emigrantëve kanë arritur 833 milionë euro gjatë vitit 2022: nga cilat shtete kanë origjinën këto para?
Rekord remitencash nga mërgimtarët e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë ka prezantuar në raportin e saj të fundit se dërgesat e emigrantëve kanë arritur 833 milionë euro gjatë vitit 2022, përcjell albinfo.ch.
Banka e Shqipërisë tregon se në total, emigrantët kanë dërguar të paktën 73 milionë euro më shumë se viti pararendës, 9.6% më shumë dërgesa nga emigrantët gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2021. Gjithashtu, shifrat tregojnë se tremujori i fundit i vitit të kaluar ka thyer një rekord historik, me rreth 241 milionë euro dërgesa, kjo shifër është edhe më e lartë se tremujori i dytë i vitit 2009.
Të dhënat për hulumtim janë marrë nga databaza e Bankës Botërore. Vendet kryesore nga ku e kanë origjinën dërgesat e emigrantëve shqiptar janë Greqia, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia, Gjermania dhe Kanadaja. Këto gjashtë vende kanë peshën kryesore të remitancave me Shqipërinë, duke qenë se përbejnë 98% të totalit. Vendet e tjera përbëjnë një përqindje shumë të ulët, vetëm 2% të totalit, megjithatë është interesante të shohësh vendet e huaja prej nga shtetasit tanë dërgojnë të ardhurat e tyre.
Rritja e remitancave përfaqëson një zhvillim shumë pozitiv për ekonominë shqiptare, pasi ato luajnë një rol kritik për anëtarët e familjeve të emigrantëve që kanë mbetur në vendet e origjinës. Së pari, këto transferime mund të ndihmojnë shumë familje të zbusin goditjet e pafavorshme makroekonomike. Së dyti, duke marrë parasysh faktin që dërgesat e parave përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të PBB-së nominale të ekonomisë, do të ketë një ndikim shumë më të madh në ekonomi, duke ndihmuar gjithashtu kontekstin makroekonomik. Remitancat ndihmojnë politikën fiskale, duke ndikuar ne shtimin e konsumit në nivelet e PBB-së dhe TVSH-së (Tatimit mbi Vlerën e Shtuar). Ato mbështesin po ashtu sektorin financiar, duke liruar aksesin në kushtet e kredisë, politikën monetare, por edhe tregun e punës, duke dhënë mbështetje për të vetëpunësuarit dhe duke u bërë burim i rëndësishëm financimi për biznesin e vogël.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











