Lajme
Një grua 56-vjeçare shqiptare është vrarë me thikë nga burri i saj në Itali
Vrasje në familjen shqiptare në Itali
Policia italiane raporton se një grua 56-vjeçare shqiptare është vrarë me thikë nga burri i saj në Itali, përcjell albinfo.ch.
Mediat italiane raportojnë se Z.U. ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj, Xh.U.
62-vjeçari e ka goditur atë disa herë me thikë në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo. I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon.
“Babi po më lëndon”, mësohet t’i ketë thënë e ndjera të birit. Pas mesazhit zanor të nënës, djali ka tentuar të kontaktojë me motrën e tij, duke kërkuar më pas ndërhyrjen e policisë, por kur ata kanë mbërritur në vendngjarje, tragjedia kishte ndodhur tashmë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar














