Ukraina
BE-ja kritikon shtetet që e ndaluan importin e grurit nga Ukraina
Pasi Polonia dhe Hungaria morën vendimin për të mos blerë më grurë nga Ukraina, kritikat kanë shkuan në drejtim të tyre. Veprimet e njëanshme tregtare nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë të papranueshme, tha të dielën një zëdhënës i Komisionit Evropian, shkruan Zëri i Amerikës.
Polonia dhe Hungaria njoftuan se deri te ky vendim erdhi për të mbrojtur sektorin e tyre bujqësor, përcjell albinfo.ch.
Në Poloni, situata është kthyer në një problem politik për partinë nacionaliste në pushtet “Ligji dhe Drejtësia” në këtë vit zgjedhor. Çështja e drithërave ka zemëruar banorët në zonat rurale, ku mbështetja për këtë parti është zakonisht e lartë. Ndërkohë në Bullgari, ministri i Bujqësisë, Javor Geçev, tha se vendi po shqyrtonte gjithashtu mundësinë e ndalimit të importit të drithërave nga Ukraina, njoftoi të dielën agjencia lokale BTA, shkruan Zëri i Amerikës.
Ukraina kërkoi bisedime dhe, sipas mediave ukrainase, një takim do të ndodhë të hënën në Poloni.
Vendimi i Polonisë është i vlefshëm deri më 30 qershor. Rreth 3 milionë tonë drithëra janë eksportuar nga Ukraina çdo muaj përmes korridorit të caktuar në Detit të Zi, ndërsa deri në 200,000 tonë po lëviz në portet evropiane përmes territorit polak, sipas ministrisë ukrainase, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











