Ukraina
G7, thirrje Rusisë për tërheqje nga Ukraina
Ministrat e Jashtëm të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara në botë, përsëritën përkushtimin e tyre për të mbështetur fuqishëm Ukrainën, duke “intensifikuar, koordinuar dhe zbatuar plotësisht sanksionet kundër Rusisë”.
Gjatë një takimi në Japoni, ministrat e G7-ës thanë se “Rusia duhet t’i tërheqë të gjitha forcat dhe pajisjet nga Ukraina, menjëherë dhe pa kushte”, transmeton një deklaratë e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Japonisë, shkruan rel.
Ministri i Jashtëm japonez, Hayashi Yoshimasa, tha se është e rëndësishme që të ruhet uniteti në zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë.
Duke komentuar njoftimin e presidentit rus, Vladimir Putin, se Rusia do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi, ministrat e G7-ës thanë se “retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë është e papranueshme”.
Rusia dikur ka qenë pjesë e asaj që është njohur si G8, por është dëbuar pasi ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.
Me urdhër të Putinit, ushtria ruse ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
Perëndimi ka ndërmarrë sanksione të ashpra kundër Moskës, ndërsa Kievin është duke e ndihmuar me armatim dhe logjistikë.
E-Diaspora
-
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë Artistja nga Kosova me banim në Vjenë, Albana Ejupi, hap ekspozitën “Body Under Construction” në Tiranë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët
Jeta në Zvicër
-
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit Pushimet verore kanë sjellë trafik të rënduar në Zvicër, ndërsa autoritetet rekomandojnë rrugën alternative përmes San... -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote -
Hotelet zvicerane po garojnë për t’u bërë të dukshme në ChatGPT dhe inteligjencën artificiale -
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët














