Lajme
1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
1 Maji shënon Ditën ndërkombëtare të punëtorëve dhe nisi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar më shumë siguri, liri dhe kushte më të mira të punës.
Kërkesat kryesore kishin të bënin me orarin e punës prej 8 orëve, paga mesatare dhe pajisje në vendin e punës, përcjell albinfo.ch.
Kërkesa e parë publike u bë në Australi gjatë vitit 1885: “8 orë punë, 8 orë dëfrim dhe 8 orë gjumë”.
Një vit më pas edhe punëtorët në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës paraqitën kërkesën e tyre të parë, pikërisht më 1 maj, kjo u përcoll me protesta të përgjithshme dhe të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të një fabrike.
Një vit më vonë, më 1 maj 1887 u organizua një manifestim masiv në të njëjtin qytet dhe kështu filloi edhe manifestimi i kësaj date. Një gjë e tillë u mirëprit nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve, përcjellë albinfo.ch.
Sindikata botërore e caktoi 1 Majin – ditë, në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.
Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës. Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori vendim, që 1 Majit të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet si Festa e Punëtorëve, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e ligje; liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës, shkruan Kosovapress.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












