Lajme
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra
Java që shkoi u përshkua me informacione të shumta që ndikojnë jetën e qytetarëve në Zvicër. Duke nisur nga të ardhurat e deri te gjobat, këto janë të rejat e fundit nga Zvicra.
Përqindja e të ardhurave që shkon drejt qirasë ndryshon midis kantoneve
Zyra Federale e Statistikave (FSO), ka llogaritur përqindjen e pagave të zviceranëve dhe sa shpenzojnë ata për pagesën e qirasë çdo muaj.
Analiza tregoi se në nivel kombëtar, qiramarrësit shpenzojnë mesatarisht 21.48 për qind të të ardhurave të tyre mujore për qira, shkruan thelocal.ch.
Rajonalisht, qiratë zënë pjesën më të madhe të buxhetit të një familjeje në Bernë, 22.84%, Gjenevë (22.57%) dhe Cyrih (22.16%).
Përqindja më e ulët (19,28%) është në Schwyz.
Rriten kërkesat për apartamente me qira për kohë të shkurtër
Sipas Nadia Loosli, autore e një buletini të përditshëm për qiratë në Cyrih, është rritur numri i qiramarrësve që shfrytëzojnë apartamentet për dy deri në tri javë.
“Ka shumë më tepër reklama nga njerëzit që duan të marrin me qira apartamentin e tyre për vetëm dy ose tre javë”, tha ajo në një intervistë të dielën, përcjell albinfo.ch.
Ky trend shihet si një situatë e favorshme për të dyja palët: qiramarrësit mund të paguajnë një pjesë të qirasë së tyre gjatë pushimeve, ndërsa ata që kanë nevojë për banesa afatshkurtra kanë një vend ku të jetojnë.
Publiku zviceran nuk do të duhej të paguante për shpëtimin e Credit Suisse
Pas skandalit të Credit Suisse, kur UBS mori përsipër rivalin e saj, janë ngritur pyetje nëse taksapaguesit zviceranë do të duhet të paguajnë përfundimisht 3 miliardë frangat ose afërsisht 12,500 franga për banor, për shpëtimin e CS.
Shefi i UBS-së, Sergio Ermotti, tha se “gjithçka do të bëhet” në mënyrë që projektligji të mos kalojë në qeveri dhe, rrjedhimisht, në publik. “Është e vetëkuptueshme që ne kemi rënë dakord me autoritetet për një sërë kushtesh dhe garancish të marrjes, duke përfshirë që UBS, dhe jo taksapaguesit, do të paguanin faturën”, u shpreh ai, shkruan thelocal.ch.
Qyteti italian, target makinat zvicerane
Motoristët nga Zvicra që kalojnë kufirin për në komunitetin e afërt italian të Como duhet të respektojnë rregullat e parkimit. Kjo për shkak se qyteti është në një mision për të gjetur dhe gjobitur makina me targa zvicerane, kryesisht nga Ticino, pronarët e të cilave i lënë automjetet e tyre në zonën pa parkim ose nuk paguajnë për parkim.
Autoritetet komunale madje dedikuan një kamion tërheqës posaçërisht për shkelësit zviceranë sepse “80 përqind e shoferëve nga Zvicra nuk paguajnë për parkimin e tyre”, tha kryetari i komunës së Como, Alessandro Rapinese, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej












