Lajme
Vlerat ushqyese të frutave të malit
Frutat e pyllit, si manaferra, mjedra dhe luleshtrydhja, janë ndër kënaqësitë më të mëdha, pasi pjesa më e madhe e tyre rriten në gjendje të egër, përcjell albinfo.ch.
Këto fruta duhet të bëhen pjesë e ushqimit tuaj, sepse janë të mbushura me minerale, vitamina dhe fibër. Ato janë të pasura me antioksidantë që mbrojnë qelizat tuaja nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.
Për më tepër, ato kanë pak kalori dhe janë alternativë perfekte për njerëzit që duan të mbajnë peshën nën kontroll.
Boronica ia ka dalë të jetë në krye të të gjitha listave të ushqimeve më të shëndetshme për trupin e njeriut. Kjo për arsye se boronica është jashtëzakonisht e pasur me antioksidantë. Boronicën mund ta gjeni gjatë gjithë vitit, ajo është e pasur me vlera ushqimore.
Manaferra i ngjan mjedrës, por është më e madhe dhe ka një shije më të veçantë në krahasim me të. Të ëmblat janë shumë të mira për shëndetin se kanë përmbajtje të lartë kalciumi, vitaminë c dhe kalium.
Mjedra është një frutë mjaft deliakte dhe aspak jetëgjatë, ndaj këshillohet t`i konsumoni shpejt. Ajo është e pasur me kalcium, magnez dhe vitaminë c.
Luleshtrydhja është një frutë mjaft e shijshme dhe mund ta gjesh gjatë gjithë vitit. Ajo është e pasur me vitaminën c.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













