Lajme
Çka do të ndodhë me Brienz?
Fshati i vogël Brienz u desh të evakuohej në rast urgjence, pas paralajmërimeve për rrëshqitjen e shkëmbit në afërsi.
Pas disa muajve pasigurie, më 9 maj u dekretua në mënyrë urgjente evakuimi i këtij fshati prej 85 banorësh dhe u desh të largoheshin nga vendi të premten e kaluar.
Ky është operacioni më i madh i këtij lloji në historinë e Zvicrës. Mjaft për të tërhequr mediat ndërkombëtare, veçanërisht gjermane dhe austriake, shkruan RTS.
“Nuk po e marrim lehtë këtë vendim. Përkundrazi. Por aktualisht masat thjesht na thonë se ky vendim duhet marrë”, u justifikua me tone serioze kryetari i Komunës, Daniel Albertin.
Shumë njerëz që jetojnë jashtë zonës së rrezikut gjithashtu u solidarizuan. Kantoni Graubünden po akordon ndihma prej 500,000 frangash.
Këto ndihma nuk janë të mjaftueshme për të ngushëlluar Anna Bergamin, një ish-banore e Brienz. “Jam shumë e trishtuar. Nuk e dimë nëse pas dy javësh Brienz do të jetë ende atje, apo nëse do të mbetet vetëm gjysma. Tani shpresojmë që gurët të zbresin ngadalë”, ajo e lëshoi zemrën rëndë të dielën në emisionin Mise au point.
“Brienz mbetet shtëpia ime”, u shpreh ajo, shkruan RTS.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran














