Lajme
Shtetasi maqedonas, shantazh zviceranit: 100.000 franga për t’u liruar nga kërcënimet
Maqedonasi pësoi keq, tani dënohet me gjashtë muaj burgim ose mbi 10 mijë euro
Mediat zvicerane raportojnë se një shtetas nga Maqedonia e Veriut ka dashur të zhvasë një shumë të madhe nga një burrë nga Kantoni St. Gallen. Ai ka informuar organet e rendit, të cilat më pas kanë mundur të kërkojnë llogari nga shantazhuesi, përcjell albinfo.ch.
Referuar ngjarjes, më 2018, shantazhuesi kontaktoi me burrin nga Zvicra përmes telefonit dhe mesengjerit. Ai ka dashur të dijë nëse ai ka kryer marrëdhënie me një grua të caktuar. Sipas tij, ajo kinse ka qenë e fejuara e tij dhe nga zvicerani kërkonte 100 000 franga. Ai i ishte përgjigjur se nuk kishte aq të holla, shkruan 20 minute.
Lidhur me këtë ngjarje, policia zvicerane kishte nisur hetimin e ngjarjes dhe vëzhgoi transferimin e parave.
Tutje thuhet se më në fund ata ranë dakord për 50 000 franga, ndërsa 10 000 frangat e para është dashur të paguhen të nesërmen. Burri nga St. Galleni u tmerrua nga kërcënimet dhe shkoi në polici, shkruan “20 Minuten”.
Një person ka ndërhyrë në transferimin e parave dhe ka arrestuar një ndërmjetësues nga Maqedonia e Veriut.
Shtetasi i Maqedonisë së Veriut më pas u lajmërua përsëri te burri nga St. Galleni dhe e kërcënoi atë dhe anëtarët e tij të familjes me jetë. Policia në këtë rast nuk do të ndihmonte, pasi ai do të zbatonte mënyra të tjera.
Vite më vonë, shantazhuesi arrestohet
Për një kohë u kthye qetësia. Nga fillimi i muajit, shantazhuesi ka hyrë pa vizë në Zvicër. Gjatë një kontrolli në Kantonin Thurgau, burri u kap pasi kishte hyrë ilegalisht në vend dhe u mbajt në paraburgim për tre ditë. Më pas u shpall verdikti ndaj tij: 37-vjeçari dënohet me gjobë pa kushte për tentativë zhvatjeje dhe hyrje pa leje dhe qëndrim të paligjshëm në Zvicër. Ai duhet të paguajë një gjobë prej 5 310 frangash. Këtu i shtohen tarifa dhe shpenzime mbi 5000 franga. Në fund të fundit, Gjithsej, shtetasi nga Maqedonia e Veriut duhet të paguaj10 656,25 franga në arkën e shtetit. Nëse nuk e bën këtë, duhet të shkojë në burg për gati gjashtë muaj si zëvendësim.
Urdhërndëshkimi nuk është ende i plotfuqishëm.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike










