Lajme
Kurti: Po forcojmë lidhjen me diasporën
Ligji për zgjedhjet i jep fund padrejtësisë
Në ditën e dytë të edicionit “Diaspora flet”, kryeministri i Kosovës tha se po forcohet partneriteti me diasporën për zhvillim të vendit dhe forcimin e mërgatës kudo që ndodhet, përcjell albinfo.ch.
Shefi i ekzekutivit tha se me Ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme, i cili është drejt finalizimit, po i jepet fund një padrejtësie ndaj mërgatës.
Sipas tij, në kohë zgjedhjesh konsultat dhe ambasadat do të shndërrohen në qendra votimi.
Kurti teksa ka listuar disa nga veprimet e ndërmarra në këto dy vjet qeverisjeje, u shpreh se diaspora ka luajtur dhe vazhdon të luajë rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik e social në vend, prandaj theksoi angazhimin dhe përkushtimin për të zbatuar politika që ndërlidhen me diasporën si një forcë e jashtëzakonshme.
Ndërsa, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, u shpreh se si ministri synojnë të jenë zëri i mërgatës.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit












