Lajme
ChatGPT me aplikacion për telefon
OpenAi njoftoi me një tweet që aplikacioni zyrtar për celular i ChatGPT do të jetë i disponueshëm në më shumë vende.
Kur OpenAi prezantoi, për herë të parë, aplikacionin e tij për celular javën e kaluar, ai ishte i disponueshëm vetëm për sistemin operativ iOS në SHBA.
Tani, shumë njerëz që jetojnë në Europë, Korenë e Jugut, Zelandën e Re dhe në vende të tjera mund të shkarkojnë aplikacionin nga App Store.
Aplikacioni ChatGPT është falas dhe pa reklama. Njerëzit që tashmë janë njohur me ChatGPT do të ndihen si në shtëpi, pasi në thelb është vetëm një mënyrë për të bashkëvepruar me chatbot – asgjë më shumë, asgjë më pak.
Lista e plotë e vendeve ku ChatGPT është i disponueshëm përfshin: Shqipërinë, Kroacinë, Francën, Gjermaninë, Irlandën, Xhamajkën, Zelandën e Re, Nikaraguan, Nigerinë, Korenë e Jugut, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe një herë, aplikacioni është i disponueshëm vetëm për sistemin operativ iOS.
Disa ditë më parë, OpenAi premtoi se së shpejti do të ketë edhe një aplikacion për telefonat me sistemin operativ Android.
Kur ju hapni aplikacionin, mund të shkruani një tekst në një kuti teksti në pjesën e poshtme të ekranit.
Funksionon si të ishit duke dërguar mesazh në çdo lloj aplikacioni mesazhesh. Ju mund të shkruani një tekst duke përdorur edhe funksionin e integruar të njohjes së zërit Apple, por mund të përdorni edhe sistemin e njohjes së zërit open source OpenAI Whisper.
Pasi të shtypni butonin “send” (dërgo), OpenAi do të analizojë kërkesën dhe do t’ju japë një përgjigje të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale.
ChatGPT ruan historikun e chat-eve dhe e përdor për mësimin e modelit. Kur ky funksion aktivizohet, ju mund të gjeni bisedat edhe në desktop.
Duhet theksuar se nuk ka mënyrë për të çaktivizuar ndarjen e të dhënave nëse nuk çaktivizoni historikun e chat-eve.
Nëse jeni të abonuar në ChatGPT Plus, ju mund të përdorni edhe funksionin e GPT-4 nëpërmjet aplikacionit në celular.
Natyrisht, koha e përgjigjes është edhe më e shpejtë. ChatGPT Plus kushton 20 dollarë në muaj në desktop dhe gjithashtu është i mundur edhe blerja in-app në Euro (22,99 euro në Europë), Paundin britanik (19,99 sterlina në Mbretërinë e Bashkuar) etj./ Tech Crunch
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz











