Lajme
Policia zvicerane arreston disa persona për 2200 raste të abuzimeve me të mitur
Policia zvicerane ka kryer një megaoperacion, në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga disa persona, ndërsa janë identifikuar plot 2200 raste të krimeve kundër të miturve, përfshirë abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e fëmijëve, si pjesë e operacionit “Teenage Mutant Ninja Turtles”, i cili u nis në internet nga policia.
Rasti daton në vitin 2012 kur policia zvicerane mori informacionin se një person që jetonte në kantonin Aargau shpërndante “material ilegal pornografik” nën pseudonimin “Ninja Turtle”, duke përdorur platformën GigaTribe, e cila lejon shkëmbimin e të dhënave në mënyrë anonime.
Një hetim më pas bëri të mundur arrestimin, në të njëjtin vit, të personit që ishte një gjerman 62-vjeçar, i cili u dënua në vitin 2015. Më pas, policia zvicerane përdori profilin e tij për të ekspozuar të tjerët që kryejnë krime dhe krime seksuale ndaj fëmijëve.
“Operacioni i fshehtë i kryer në internet për disa vjet ka qenë i suksesshëm”, me më shumë se 2200 autorë të krimeve kundër të miturve të identifikuar, tha policia zvicerane.
Sipas mediave të huaja, arrestimet u bënë në Zvicër, si dhe në disa shtete në botë, duke përfshirë Kroacinë, Brazilin, Francën, Perunë, Rumaninë dhe Spanjën.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? Me shumëzimin e episodeve të nxehtësisë së lartë, disa qiramarrës pyesin veten nëse mund të kërkojnë... -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave












