Lajme
Komisoni Evropian: Zgjerimi i Ballkanit sa më shpejtë të jetë e mundur
Zëdhënësit e Komisionit Evropian, Ana Pisonero dhe Eric Mamer, kanë deklaruar të enjten se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është një investim gjeostrategjik në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e përbashkët, për çka kanë thënë se duhet të punohet sa më shpejt dhe sa më shumë.
“Natyrisht, si rregull i përgjithshëm, ne nuk do të komentojmë gjërat e zakonshme. Mendoj se është shumë me vend të kujtojmë se për Bashkimin Evropian në tërësi, dhe kjo përfshin si institucionet ashtu edhe shtetet anëtare. Ballkani Perëndimor është prioritet, dhe zgjerimi i tij është prioritet.”
“Për atë që na përket ne, ne jemi këtu duke sjell të gjithë mbështetjen që mundemi për vendet partnere që të avancojnë dhe të përshpejtojnë reformat që nevojiten për të vazhduar ecjen përpara në rrugën drejt BE-së.., e cila padyshim mbulon një fushë shumë të gjerë, pasi ju e dini shumë mirë gjithçka që është kyçe dhe unë mendoj se konteksti i ri gjeopolitik sot përforcon qartë se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është një investim gjeostrategjik në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë tonë të përbashkët, ndaj mendoj se të gjithë duhet të punojnë në këtë drejtim, më shpejtë dhe sa më shumë”, tha ajo.
Se KE qëndron prapa procesit të zgjerimit e tha edhe Eric Mamer.
“Komisioni qëndron prapa procesit të zgjerimit, qëndron pas përgatitjeve për anëtarësim të vendeve të interesuara, po jep mbështetje, po i mbështet këto vende me të gjitha mundësitë e saj. Mendoj se kjo është demonstruar gjerësisht gjatë muajve dhe viteve të fundit dhe siç e ka theksuar me të drejtë Anna, ky është një proces i cili menaxhohet nga një sërë institucionesh sipas procedurave shumë, shumë specifike, të cilat sigurisht që ne të gjithë i respektojmë”, u shpreh Mamer. /KP
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














