Kosova
Osmani e Vuçiq ballë për ballë, nën ndërmjetësimin e Scholz e Macron
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë ulur ballë për ballë në një takim të ndërmjetësuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
Derisa zyrtarisht nuk dihet nëse ka diçka konkrete nga ky takim, mediat raportojnë se atyre iu është paraqitur një plan konkret për depërshkallëzimin e menjëhershëm të situatës.
Hartues të planit janë vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian, derisa Albanian Post është njohur me këtë dokument.
Në pikën e parë kërkohet angazhimi i menjëhershëm për interpretimin e Marrëveshjes Bazë mes Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar në Ohër, veçanërisht në pikat 1, 3, 7 dhe 9, transmeton albinfo.ch.
Artikulli 1 kërkon që palët të zhvillojnë raporte normale. Artikulli 3, që të gjitha mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes mjeteve paqësore. Ai 7, që ka të bëjë me krijimin e komunat e vetëmenaxhuara me shumicë serbe në Kosovë si dhe artikulli 9, ku të dy palët dhe donatorë angazhohen për të krijuar paketa financiare për zhvillimin ekonomik.
Pika e dytë parasheh tërheqjen e Forcave Speciale të Kosovës nga veriu, bashkëngjitur me tërheqjen e ushtrisë serbe nga kufiri verior i Kosovës.
Në pikën e tretë shkruhet se siguria në territorin e komunave veriore i kalon Policisë së Kosovës, asistuar nga KFOR dhe Eulex.
Pika e katërt parasheh zhbërjen e çdo proteste dhe rikthimin e jetës normale në vend. Punonjësit e komunave duhet të kthehen në pozitat e tyre dhe të ushtrojnë detyrën pranë objekteve sipas parashikimit ligjor.
Në korrik 2023 kryetarët e komunave japin dorëheqje dhe presidentja Vjosa Osmani shpall zgjedhje të reja.
Pika e gjashtë parasheh mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në fund gushti ose fillim shtatori 2023.
Kërkohet ndërkaq sipas pikës shtatë se pikat 3, 4, 5 dhe 6 të marrëveshjes bazë do të kenë progres domethënës, duke implementuar edhe artikullin 1 të marrëveshjes.
Në mes nëntori, siç përshkruan pika e 8 dhe e fundit, implementohet me efektivitet artikujt 1, 2, 3, 4 dhe 9 të marrëveshjes.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











