Shqipëria
Rama i ashpër me kryeministrit britanik: “Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është e ulët”
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka kritikuar homologun e tij britanik, Rishi Sunak, lidhur me komentet e këtij të fundit rreth fenomenit të ardhjes së emigrantëve shqiptarë me gomone. Sipas të përditshmes “The Telegraph”, Rama akuzoi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se po “shton dramën” mbi emigrantët shqiptarë, kur ata përbëjnë vetëm 2% të numrit të përgjithëm të emigantëve të paligjshëm. Në një përditësim mbi ecurinë e masave të qeverisë angleze për të ndaluar trafikun njerëzor me gomone, Sunak tha se ka një rënie të dukshme të numrit të shqiptarëve që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Angli.
Shifrat janë ulur nga rreth 30% vitit të kaluar në 2% gjatë katër muajve të parë të këtij viti.
“Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerë dhe shfrytëzon dramën e emigrantëve shqiptarë për përfitime politike. Gati 2% e totalit të emigrantëve që kanë hyrë në Britaninë e Madhe kët vit, ishin nga Shqipëria. Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është e ulët.”, tha Rama.
Kryeministri shqiptar nuk ka ngurruar të kritikojë ministrat kur ata flasin kundër shqiptarëve, duke akuzuar më parë Suella Braverman, Sekretaren e Brendshme, për komente “të turpshme” për veçimin dhe targetimin e shqiptarëve. Sipas Ramës, komentet e saj vitin e kaluar për të ashtuquajturit “kriminelët shqiptarë” që kalojnë kufirin detar me gomone të vogla, mund të konsiderohen gjithashtu krim.
Mijëra shqiptarë janë duke u gjurmuar dhe vënë në shënjestër nga oficerët e imigracionit të Home Office për dëbim nga Britania e Madhe. Një ekip prej 400 personash punonjësish është ngritur për të gjurmuar një numër të madh prej 17,000 kërkesash për azil nga shqiptarët, shumica e të cilave pritet të sjellë dëbimin e tyre.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe












