Lajme
Çka po ndikon në rritjen e çmimit të karburanteve?
Çmimet e naftës kanë pësuar rritje që nga vera e kaluar, asi u ngjit në 120 dollarë, një fuçi naftë bruto tani po ngec në pak më shumë se 70 dollarë.
Jo vetëm çmimi i naftës luan një rol në atë të benzinës, ka shumë faktorë që ndikojnë në çmimin në pompë, shkruan RTS.
Çmimi i një fuçie nafte të papërpunuar është në të njëjtin vend pavarësisht rënies së prodhimit të shpallur nga disa vende prodhuese të arit të zi.
Edhe çmimi mesatar për litër naftë apo benzinë në Zvicër ka rënë nga kulmet e verës së kaluar. Por çmimi për fuçi nuk është faktori i vetëm që përcakton çmimin në pompë, përcjell albinfo.ch.
“Kursi i këmbimit mund të ndikojë në çmim, pasi këto produkte tregtohen në dollarë. Kostoja e transportit të produktit në Zvicër është gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Vitin e kaluar, për shkak të thatësirës, toni i transportuar me anije në Rhine të thatë kushtoi, për shembull, shumë më shtrenjtë se në kohët normale. Mirëpo, gjysma e derivateve të destinuara për trafikun rrugor të Zvicrës importohet nga ky lumë” thotë Massimo Gonnella, zëdhënës i TCS për RTS.
Një faktor tjetër përcaktues për çmimin e benzinës dhe të naftës është konkurrenca lokale.
“Natyrisht që ka çmime lokale të rafinerisë, por atëherë konkurrenca lokale luan një rol vendimtar. Kështu, një pikë karburanti e vendosur në një aks shumë të ngarkuar, për shembull, mund të luajë me vëllimet e shitura dhe të ulë çmimin për litër”, shton Gonnella.
Duhet të theksohet se e vetmja rafineri që operon në Zvicër ndodhet në Cressier, në kantonin Neuchâtel, dhe për këtë arsye çmimet janë më të ulëta në lokalitetet përreth të cilat përfitojnë nga kostot më të ulëta të transportit, përcjell albinfo.ch.
Këtyre faktorëve të ndryshëm i shtohen edhe taksat. Taksat fikse që përbëjnë tatimin mbi vajrat minerale, shtesa për vajrat minerale dhe honoraret e importit përfaqësojnë afërsisht 50% të çmimit total, sipas shoqatës Avenergy, e cila përfaqëson interesat e importuesve të degës. Kësaj i shtohet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar prej 7.7%.
Prandaj, çmimet në pompë janë rezultat i një alkimie delikate dhe për këtë arsye ka të ngjarë të ndryshojnë vazhdimisht, shkruan RTS.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










