Lajme
Për çka votohet të dielën në Zvicër?
Popullsia zvicerane është thirrur në votime të dielën për të vendosur për tre çështje. Këto janë votat e fundit para zgjedhjeve federale të planifikuara për 22 tetor.
Ata do të shprehin pikëpamjet e tyre për taksimin e aplikuar për fitimet e kompanive të mëdha ndërkombëtare. Që nënkupton, drejtësinë tatimore, atraktiviteti i Zvicrës si lokacion biznesi dhe shpërndarja e të ardhurave shtesë, shkruan RTS.
Do të votojnë po ashtu edhe për ligjin e ri të klimës, i cili vepron si një kundërpropozim për nismën e akullnajave dhe kërkon që Zvicra të zvogëlojë emetimet e saj neto të gazeve serrë në zero deri në vitin 2050.
Po ashtu do të votojnë, për herë të tretë për ligjin e Covid-19, duke synuar veçanërisht bazat ligjore që lejojnë vendosjen e certifikatës Covid dhe ato që rregullojnë aplikacionin e gjurmimit SwissCovid. Dy votimet e para kishin çuar në një pranim të ligjit me më shumë se 60%, përcjell albinfo.ch.
Mbështetësit e ligjit të klimës kanë ende një epërsi të qartë në opinionin publik, tregon sondazhi i fundit i SSR. Por me afrimin e votave, hendeku mes po dhe jo po ngushtohet. Fatura e taksës minimale të korporatës dhe ligji Covid-19, nga ana e tyre, pritet të marrin miratim të gjerë, shkruan RTS.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













