Ukraina
BE po përshpejton dërgesat e saj të armëve në Ukrainë
BE-ja po përshpejton dërgesat e armëve në Ukrainë për të mbështetur kundërsulmin e saj, tha shefi i industrisë së BE-së, Thierry Breton, për të përditshmen franceze Le Parisien.
“Ne do të shtojmë përpjekjet tona për të ofruar armë dhe municione – kjo është një luftë me intensitet të lartë, në të cilën ato luajnë një rol vendimtar”, ka thënë Breton, duke përmendur një premtim për të furnizuar një milion armë të kalibrit të lartë gjatë 12 muajve të ardhshëm.
“Ne po përgatitemi që lufta të zgjasë edhe disa muaj, apo edhe më gjatë”, shtoi ai.
Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar do të jetë nikoqir i “Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës” të mërkurën për të diskutuar se si të rindërtohet vendi pas pushtimit shkatërrues të Rusisë.
Dhe kryeministri Rishi Sunak është vendosur t’u bëjë thirrje investitorëve dhe drejtuesve të biznesit që “të shfrytëzojnë me shpejtësi inovacionin dhe kreativitetin” për të ndihmuar në rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













