Lajme
Marina amerikane “fshehu” për disa ditë shpërthimin e nëndetëses
Marina amerikane e zbuloi shpërthimin e nëndetëses Titan në pajisjet e monitorimit të zërit nënujor pak pasi u zhduk në Oqeanin Atlantik. Bëhet fjalë për 4 ditë para se rasti të bëhej mediatik.
Marina monitoron detet për sulme të mundshme të armikut dhe ndau gjetjet e saj me Rojet Bregdetare të SHBA-së, e cila nuk e bëri publik lajmin sepse “donte të siguronte vazhdimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe nuk mund të thoshte me siguri se ishte një shpërthim”.
Shpërthimi u regjistrua pak pasi Titan u nis drejt rrënojave të Titanikut, shkruhej në gazetën Wall Street Journal.
“Marina e SHBA-së kreu një analizë të të dhënave akustike dhe zbuloi një anomali në përputhje me një shpërthim”, tha një zyrtar i marinës për gazetën.
Të enjten, Roja Bregdetare e SHBA-së tha se kishte gjetur rrënojat e nëndetëses pranë mbetjeve të Titanikut, i cili ndodhet 3,800 metra nën det.
Zyrtarët u thanë gazetarëve se analizat treguan se rrënojat e gjetura në fund të detit ishin në përputhje me shpërthimin e dhomës së presionit të nëndetëses.
Pesë pasagjerët e anijes janë shpallur të vdekur, sipas OceanGate Expeditions, kompania e cila kishte nën administrim nëndetësen.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













