Lajme
200 policë të lënduar nga trazirat në Francë
Rreth 45,000 policë dhe disa automjete të blinduara u vendosën nëpër qytetet e Francës, ku ka protesta pasi 17-vjeçari Nahel M., u qëllua nga një polic gjatë një ndalimi të martën në Nanterre.
Autoritetet franceze kanë njoftuar se gjatë këtyre protestave janë plagosur mbi 200 policë.
Ministri i Financave, Bruno Le Maire, tha se më shumë se 700 dyqane, supermarkete, restorante dhe degë bankash ishin “grabitur, plaçkitur dhe në disa raste ishin djegur tërësisht që nga e marta”, shkruan Zëri i Amerikës.
17-vjeçari u varros pasdite, ku qindra njerëz u rreshtuan për të hyrë në xhaminë ku u zhvillua ceremonia mortore.
Ministria e Brendshme raportoi 719 arrestime gjatë natës, që sipas Gérald Darmanin, ishte më e qetë.
Shtëpia e një kryetari bashkie të Val-de-Marne megjithatë u sulmua me një makinë dhe incidente ndodhën në Marsejë, shkruan Le Monde.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















