Lajme
Franca nuk po arrin të vërë nën kontroll trazirat
Gjatë trazirave të fundit në Francë policia arrestoi rreth 1000 vetë. Ministria e Brendshme njoftoi se gjatë trazirave u plagosën rreth 150 policë dhe xhandarë. Kjo ishte nata e katërt e protestave pas vdekjes së një 17-vjeçari prej dhunës së policisë. 17-vjeçari do të varroset në Nanterre këtë të shtunë (01.07).
Demonstratat dhe tubimet u ndaluan në qytetet e mëdha të vendit, si Lion, Marsejë dhe Strasburg. Por, pavarësisht ndalimit të protestave, pati plaçkitje, dëmtime materiale dhe përplasje të dhunshme.
Sipas njoftimeve të mediave, përleshje veçanërisht të dhunshme pati në Marsejë dhe Lion. Në Marsejë u plaçkit ndër të tjera një supermarket, të cilit më parë i kishin vënë zjarrin.
Masa të rrepta
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, urdhëroi vendosjen e masave të rrepta për kufizimin e jetës pubike dhe të qarkullimit natën e së premtes dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së shtunës, dhe mobilizoi rreth 45,000 policë dhe forca speciale për kontrollin e tyre.
Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, falë mobilizimit të forcave të sigurisë në të gjithë vendin, dhuna kishte qenë më pak intensive se një natë më parë.
Trazira edhe në territoret franceze jashtë shtetit
Ndërkohë, trazirat nuk u përhapën vetëm në kryeqytetin belg, Bruksel, por edhe në territoret franceze jashtë shtetit. Gjatë protestave në Kajenë, kryeqyteti i Guajanës Franceze, u vra një person nga një plumb rikoshetë.
Dhunë ka pasur edhe në Martinikë, ku rreth 20 deri në 30 persona të maskuar me kapuçë qëlluan gurë oficerët e policisë në kryeqytetin Fort-de-France. Në disa vende protestuesit dogjën kazanët e plehrave./dw
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














