Lajme
Ulen tensionet në Francë
Përfaqësues nga të gjitha grupet parlamentare dhe ministra të shumtë u thirrën për bisedime nga kryeministrja e Francës.
Gjithçka u bë në kuadër të përpjekjeve për të kërkuar një përgjigje për 6 netët e dhunës, që shpërthyen pas vdekjes së 17-vjeçarit Nahel, i vrarë nga policia javën e kaluar.
“Diskutuam një numër çështjesh mbi politikat qytetare, rolin e shkollave, autoritetin e prindërve dhe përgjegjësitë e tyre. Duhet të reflektojmë mbi këto çështje, kjo është ajo çfarë ka thënë edhe presidenti i Republikës. Sot është koha të rikthehet rendi”, tha Elisabeth Borne, kryeministre e Francës. Më herët, një akt solidariteti u shpreh në mbështetje të kryebashkiakut, shtëpia e të cilit u sulmua me një makinë të cilës i ishte vënë zjarri.
“Në të vërtetë është demokracia që është sulmuar, çdo simbol i saj është vënë në shënjestër; bashkitë po sulmohen, zyrtarët e zgjedhur po ashtu, mësuesit, forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës po sulmohen çdo ditë”, u shpreh Vincent Jeanbrun, kryetar bashkie.
Disa mijëra policë vazhdojnë të vendosen në mbarë Francën. Autoritetet shpresojnë që situata të ketë ndryshuar pas dy netësh relativisht të qeta.
Ndërkohë, presidenti Macron ka në plan një takim me 220 kryetarë bashkish të qyteteve dhe zonave të dëmtuara në ditët e fundit.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













