Lajme
Macron akuzon rrjetet sociale për trazirat në Francë
Presidenti i Francës ka akuzuar rrjetet sociale si nxitëse të dhunës gjatë protestave në Francë. Macron kërcënon se do të mbyllë rrjetet sociale, pas protestave që vijojë prej disa kohës në Francë.
Presidenti francez u shpreh se protestuesit po përdorin Snapchat, TikTok dhe Telegram për të publikuar ngjarje të dhunshme dhe për të organizuar tubime të paligjshme, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Ai fajësoi mediat sociale për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave kundër brutalitetit të policisë. Tubimet e dhunshme ishin organizuar përmes mediave sociale, sipas tij.
Macron e bëri këtë diskutim me kryetarët e bashkive lokale në qytetet, ku janë mbajtur protestat. Presidenti francez ka thënë se ”menaxhimi i mediave sociale duhet të mendohet me qetësi, megjithëse po bëhen një problem real”.
Lajmi nuk u prit mirë nga qytetarët, por as nga deputetë të Francës. Shumë prej tyre e krahasuar Macron me diktatorin e Koresë së Veriut, duke thënë: “OK Kim Jong Un”.
Ndërkohë, në veri të Francës kontrollet kufitare me Belgjikën u shtuan për të ndaluar importin e lëndëve piroteknike, raportojnë mediat franceze. Qëllimi është të parandalohen kryengritësit që të furnizohen me mjete piroteknike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?













