Lajme
Vazhdon rritja e primeve, kërkohet ndërhyrje shtetërore
FDP me një mocion po kërkon një sistem të ri sigurimesh shëndetësore me qëllim zbutjen e e rritjes së primeve.
Eksperti i sigurimeve shëndetësore Felix Schneuwly pret një rritje mesatare të primeve të sigurimit bazë prej gjashtë për qind për vitin 2024, shkruan RTS.
Partia Liberale (FDP) po kërkon tani që të rishikohet sistemi aktual i sigurimeve bazë.
Kërkohet që zviceranët të jenë në gjendje të zgjedhin midis modelit konvencional dhe një modeli “të lehtë” në të ardhmen. Ky variant më i lirë duhet të jetë të paktën një çerek më i lirë, përcjell albinfo.ch.
Për blerjen e barnave, kjo do të thotë që e drejta për preparatin origjinal më të shtrenjtë duhet të skadojë nëse disponohet një gjenerik më i lirë. Gjithashtu, dosja elektronike e pacientit duhet të jetë e detyrueshme për kompaninë e sigurimeve shëndetësore “Buxhet”.
Zbritje janë planifikuar gjithashtu për ata njerëz që nuk përdorin akupunkturë ose homeopatinë dhe ata që rrisin zbritjen e tyre me 1000 CHF në 3500 CHF, shkruan RTS.
Megjithatë janë paraqitur edhe kundërshtime nga Partia Socialdemokrate. “Ne nuk e bëjmë këtë,” thotë politikania shëndetësore e PS-së Flavia Wasserfallen, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














