Lajme
Sunak për Kosovën: I shqetësuar për situatën në Veri
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, është shprehur “i shqetësuar për situatën në Kosovë”, kur u pyet nga deputetja Alicia Kearns për një “dështim ndërkombëtar” në Ballkanin Perëndimor.
Kearns, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, e ka pyetur kryeministrin Sunak nëse do të ketë angazhim nga ai për zgjerim të mandatit të KFOR-it në Kosovë në mënyrë që misioni paqeruajtës i NATO-s të merret edhe me armët ilegale që tha se po futen nga Serbia në Kosovë.
Në përgjigje, kryeministri britanik tha se i dënon sulmet e paprovokuara ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri, ndërsa tregoi se u kanë bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, që t’i ulin tensionet dhe ta parandalojnë dhunën.
Deputetja Kearns në fund i bëri thirrje qeverisë britanike që ta ndjekë nga afër këtë situatë. Ajo mendon se Mbretëria e Bashkuar duhet t’i bashkohet BE-së dhe ta zgjasë mandatin e KFOR-it në Kosovë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











